36.9 C
New York
Wednesday, July 30, 2025

Buy now

Krasniqi: VV e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake

- Advertisement -

Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar VV-në se po e shfrytëzon politikisht dërgimin e FSK-së në veri për gjetjen e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit.

Ai ka vlerësuar se LVV-ja e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo propagandë duhet ndalur.

“LVV e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake. Kjo praktikë e ka fillin te propaganda staliniste. Ama kur njerëzit guxojnë e flasin, kësaj propagande i del boja shpejt”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit