12.1 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Krasniqi tregon se ku janë investuar mjetet e Trustit

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi, ka treguar se vetëm disa ditë pas invazionit rus në Ukrainë është krijuar një platformë me qëllim të mbrojtjes së protofolios së qytetarëve që janë afër pensionimit.

Pas kësaj, vlera e aksioneve të këtyre personave që janë në prag të pensionimit nuk ka pësuar asnjë humbje, përkundur fakti se Trusti ka mbyllur vitin me humbje.

Sipas tij, duke pasur në menaxhim mbi 2.5 milardë euro është shumë e vështirë të merren vendime drastike për ndërrim të tregjeve financiare, dhe sipas tij, nuk ka bord në botë që guxon të merr vendime të tilla drastike.

Në anën tjetër, ai shpjegon se bordi nuk mund të merr vendime ditore për të bërë lëvizje në treg. Ai më tutje ka sqaruar se ku janë të investuara mjetet e Trustit, të cilit për çdo muaj i shtohen mbi 20 milionë euro.

“Dua t’i siguroj gjithë kontribuuesit e fondit pensional se kur themi që mjetet e fondit janë jashtë Kosovës, ato nuk janë të gjitha të investuar në një kompani apo një person, janë të shpërndara në 22 fonde të ndryshme në gjithë botën. Kryesisht këto fonde janë të themeluara në Evropë, mirëpo në vetvete përbëjnë aksione edhe në Amerikë edhe në Azi. Dhe pothuajse nuk ka asnjë rrezik për këto investime, janë fonde shumë kredibile. Pra është shumë e rëndësishme edhe shpërndarja gjeografike edhe industrial e mjeteve, janë fonde kryesisht në vende shumë të zhvilluara”, ka shtuar Krasniqi.

Këto fonde investive në të cilat janë investuar mjetet e Trustit, bëjnë investime edhe në kompani të mëdha botërore si Apple, Microsoft etj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit