Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasnqi po vazhdon vizitën në Bruksel.
Ai ka zhvilluar takim me me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec.
Në këtë takim u diskua për masat ndëshkuesë ndaj Kosovës nga ana e BE-së.
Postimi i plotë:
Sot, në Bruksel, me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec, diskutuam për zhvillimet aktuale ne Kosovë e rajon dhe për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces, duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë.
Edhe në këtë takim, kërkova që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë qytetarët tanë.