10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Krasniqi takohet me ambasadorin italian, flasin për zhvillimet në vend

- Advertisement -

Memli Krasniqi sot është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin ka disktuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

“Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë, të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit