Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit “Human Rights Watch” për Kosovën.
Në raport përmenden vrasjet e grave, kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të margjinalizuara.
Për këtë Krasniqi e fajëson Qeverinë e Kosovës, duke thënë se janë duke keqqeverisur dhe kanë “shkaktuar” pasiguri sociale.
Postimi i plotë:
Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch.
Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie.
Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=689768799188520&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz