Lajme

Krasniqi për Zajednicën: Bosnizon Kosovën, Kurti mund të akuzohet për tradhëti

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka analizuar ecurinë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për vite me radhë, nga viti 2013 e deri në ditët e sotme, që nga nga Hashim Thaçi deri te Albin Kurti.

Ai i jep dy arësye se përse ish-presidenti Hashim Thaçi nuk e ka themeluar asnjëherë këtë Asociacion në praktikë.

“Nga gjendja e sotme e Dratf-Statutit që formon autonomi serbe në Kosovë, e kam këtë hipotezë: edhe pse ka nënshkruar një marrëveshje më 2013, Hashim Thaçi nuk ka dashur ta zbatojë Asociacionin. E ka zhvlerësuar dhe shtyrë me dy lëvizje: me idenë e shkëmbimit të territoreve dhe me fuqizimin e protestave të LVV. Shkëmbimi nuk ka pasur asnjë shans, sepse mund të shndërrohej në ortek në Ballkan. Ndërsa protestat e LVV penguan formimin e Asociacionit”, tha ai.

Por ai mendon se me këtë, u fuqizua LVV, ku madje dhe mori pushtetin, por që Asociacioni këtyre tani më ju ka mbetur në dorë.

“Pra, mund të jetë kjo arsyeja e asaj tolerance të tepruar të Thaçit dhe institucioneve ligjzbatuese ndaj protestave të LVV, me të cilat u pengua formimi i Asociacionit. Meqë LVV u fuqizua me atë refuzim, i fitoi zgjedhjet, për t’i mbetur në dorë patatja e nxehtë e Asociacionit”, nënvizoi Krasniqi.

Tutje ai mendon se nëse tani LVV e krijon Asociacionin do ti mbetët “përgjegjësia historike” për deformimin e karakterit unitar të shtetit më të ri në europë, profesori po ashtu aludon se garnitura e kaluar politike se për arësye të mos bërjes së Asociacionit, po e paguan me gjyqe në Hagë.

“Nëse tash e zbaton, do t’i mbetet përgjegjësia historike për zhbërjen e karakterit unitar të shtetit të Kosovës. Thaçi nuk do ta bënte kurrë. Me gjasë për atë arsye, ai bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, si eksponentët më të fortë të politikës çlirimtare-nacionale, u eliminuan nga skena e nga vendimmarrja politike”, u shpreh ai.

Profesori i gazetarisë tutje i bënë argumentim të shumëfishtë pozicionit të Kurtit karshi bërjes së Asociacionit.

Sipas tij Kurti me njëfarë mënyre po taktizon me çështjen e nënshkrimit, por që nëse do ta nënshkruante, do ta bosnizonte Kosovën, dhe për këtë fatura do të i shkonte partisë në pushtet me në krye Albin Kurti, e cila mund të shihej edhe si “tradhëti”

“Të shohim çfarë do të bëjë tash Kurti me pataten e nxehtë të Asociacionit-autonomisë së serbëve. Kurti ka problem të madh, sepse nuk mund të llogaritë në projekte alternative, (si shkëmbimi) e as në ndonjë lëvizje kundërshtuese të fortë të opozitës, meqë fitorja e tij me 50% e ka lënë vendin pa opozitë të fortë. Tash për tash, Kurti po e refuzon zbatimin e Asociacionit me çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes bazë. Moralisht ka të drejtë. Por, a do t’ia dalë të rezistojë deri në fund, përballë gjithë atij presioni abnormal? Kjo thjesht nuk mund të parashihet. Nëse nuk reziston, karakteri unitar i shtetit tonë ndryshon pakthyeshëm, realisht Kosova bosnizohet, ndërsa në perspektivë historike, përgjegjësia do t’i faturohej LVV dhe Kurtit, ndoshta deri në nivel të akuzës për tradhti”, argumenton Krasniqi