16.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Krasniqi: Për Kurtin më e rëndësishme është Albulena Haxhiu se Kosova

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i shqetësuar me insistimin e Vetëvendosjes që Albulena Haxhiu të votohet për kryeparlamentare të Kuvendit.

Ai shprehu madje keqardhje sesi u propozua votimi I fshehtë kur ka vetëm një kandidat.

”Ata shkuan sot edhe bënë shkelje të hapur kushtetuese. Absolutisht e paligjshme dhe jokushtetuese. Po më vjen keq në çfarë pozite po e vendosin Avni Deharin veç po e përdorin”.

”Po më vjen keq se për Albin Kurtin më e rëndësishme është Albulena Haxhiu se Kosova”.

”Është e turpshme, e pahijshme, është fyese për qytetarët që e kanë votuar”.

”Ka kuptim votimi i fshehtë kur janë dy kandidatë, por në këtë situatë jo”.

”Edhe këta janë duke e kuptu që janë ka bohen horë”.

..Nuk kalon Albulena Haxhiu, e din Kurti – secili deputet, secili votues i Albin Kurtit. Nëse nuk e dijnë ua tregoj: Nuk kalon Albulena Haxhiu, pikë.

Të ngjashme

Të fundit