23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Krasniqi: Nuk futemi në pazare me Vetëvendosjen

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, vlerëson se kryeministri Albin Kurti është i pari që dështon në arenën ndërkombëtare.

Krasniqi, mes tjerash ka thënë se LDK-ja nuk futet në “pazare me Vetëvendosjen”.

“Është kryeministri, është partia e parë që dështon në arenën ndërkombëtare, prej liberalizimit të vizave, ju nuk keni votuar as marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, u shpreh Krasniqi.

“Ai (Kurti) duhet të japë dorëheqje, sepse nuk ka bërë asnjë punë. Nuk e ka dërguar ftesën për zgjedhje, marrëveshjet ndërkombëtare o kemi votuar. Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës,  marrëveshjet ndërkombëtare në komision, i kam përkrahur”.

“Nuk e kemi kushtëzuar votën tonë, bëjeni këtë, po i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, Lidhja Demokratike nuk futet në pazare mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit