24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Krasniqi nuk beson se mund të ndodhë një koalicion PDK-VV pas 9 shkurtit

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, siç duket do ta kenë të vështirë një bashkëpunim eventual pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ndasitë janë të mëdha.

Madje, ai në emisionin e Gazetës Infokus, “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka deklaruar se në çfarëdo rrethane nuk mund ta besoj se mund të ndodhë një koalicion mes PDK-së dhe VV-së.

“E kam të pamundur me pa rrugë që na bën bashkë me Vetëvendosjen. Kjo është përgjigja ime. Si mund të bëhemi bashkë, si dy parti të cilat kanë qaq shumë dallime, edhe për të kaluarën, mirëpo sidomos për të ardhmen, që ideologjikisht qëndrojmë komplet ndryshe prej njëra tjetrës në temat e rëndësishme, duke përfshirë ekonominë. Unë nuk kam shancë me besu që ne mundemi me u marrë vesh, se s’kemi se si me u marrë vesh. Sepse në qeveri, asnjëherë nuk kemi me hy për hirë të pushtetit. Këtë po dua që t’ua bëjë të qartë. Kemi me hy për hirë që me kry punë për këtë vend”, ka theksuar Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit