14.7 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Krasniqi nga Skënderaj: Shumë i kënaqur të jem në mesin e të rinjve të Drenicës

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot Skenderaj, ku ka marrë pjesē në  kuvendin e Rinisë Demokratike, shkruan Scanner.

“Shumë i kënaqur të jem në mesin e të rinjve të Drenicës, të cilët në mënyrë masive i janë përgjigjur ftesës sonë për pjesëmarrje në zgjedhjet e rinisë, duke shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar aktivisht për ndryshime pozitive në shoqëri”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Në Skenderaj, në bastionin e përhershëm të PDK-së, në një kuvend madhështor të Rinisë Demokratike, kryetare u zgjodh Antigona Maliqi.

Shumë i kënaqur të jem në mesin e të rinjve të Drenicës, të cilët në mënyrë masive i janë përgjigjur ftesës sonë për pjesëmarrje në zgjedhjet e rinisë, duke shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar aktivisht për ndryshime pozitive në shoqëri.

Ky fakt nuk befason, duke ditur se pikërisht në këtë zonë të Kosovës, në çdo periudhë janë shquar të rinj e të reja që kanë pasur guxim, vullnet dhe energji për t’iu prirë proceseve të çlirimit, pavarësisë e shtetndërtimit.

Sot, këta të rinj, me besimin e plotë se zani i tyre do të dëgjohet e vizioni i tyre për zhvillimin e vendit do të jetësohet, i kanë përqafuar reformat e nisura nga partia jonë, duke u bërë edhe vetë pjesë e ndryshimit.

Faleminderit Skenderaj! 💙

#TiKiZa

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit