10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Krasniqi nga Skenderaj: Mungesa e Thaçit është krejtësisht e padrejtë dhe e papranueshme

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpartiakë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

Gjatë homazheve, Krasniqi u shpreh se ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit është një humbje e madhe, e cila bëhet edhe më e dhimbshme për shkak të mungesës së ish-presidentit Thaçi.

Ai theksoi se mungesa e tij është një padrejtësi e madhe dhe një dhimbje e shtuar për familjen në këtë moment të rëndë.

“Sot jam këtu bashkë me kolegë nga PDK, si dhe me qytetarë nga mbarë vendi, për të shprehur respektin tonë të fundit para përcjelljes në botën e amshueshme të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi. Kjo është një humbje e rëndë, e cila bëhet edhe më e dhimbshme për shkak të mungesës së presidentit Thaçi, i cili nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Së paku në momentet e fundit, ai pati mundësinë ta shihte edhe një herë, por besoj se mungesa e tij sot këtu është krejtësisht e padrejtë, e paarsyeshme dhe e papranueshme.”

Krasniqi vlerësoi figurën e Haxhi Thaçit si një prind të përkushtuar dhe një njeri me vlera të larta, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë të afërmit./eo

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit