Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Bruksel zgjodhi Jetlir Lluganin si kryetar të ri.
Duke theksuar “rritjen e PDK-së” në mërgatë, kreu i PDK-së e konsideroi atë si “fryt të angazhimit të përbashkët në secilin shtet ku jetojnë qytetarët”.
Krasniqi shprehu bindjen se “rritja” është “pasqyrim i mbështetjes së parezervë për njëri-tjetrin në çdo përpjekje që synon ngritjen dhe përparimin e Kosovës”.