17.6 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Krasniqi: Në 27 vjetorin e protestës historike, mirënjohje për studentët, profesorët e rektorin Ejup Statovci

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar në 27 vjetorin e protestës studentore.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohje për studentët e profestorët në krye me rektorin Ejup Statovci.

“Në 27 vjetorin e protestës historike të studentëve, shprehim mirënjohje për mijëra studentë dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës, sypatrembur e stoikë, në krye me rektorin Ejup Statovci, që u ngritën në këmbë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Kjo protestë, së cilës iu bashkuan mijëra qytetarë, pati jehonën e zërit kundër shtypjes dhe kundër regjimit pushtues të Millosheviçit. Ajo u kthye në simbol të qëndresës dhe unitetit të popullit të Kosovës, duke rishfaqur qëllimin dhe dëshirën e flaktë për liri dhe pavarësi.” – ka thënë ai.

Në fund, Krasniqi ka shkruar:

“Sot, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, duke kujtuar të kaluarën, riafirmojmë angazhimin tonë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vendin tonë dhe kushteve për të gjithë nxënësit dhe studentët në vend”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit