Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas caktimit të datës 16 shtator 2026, ora 10:00, duke shprehur shpresën se atë ditë ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi tha se kjo datë përfaqëson ditën kur Kosova pret “që çlirimtarët të kthehen në shtëpi” dhe të lirohet nga “hija e rëndë” që, sipas tij, e ka shoqëruar vendin për vite me radhë.
Ai theksoi se, megjithëse me një vonesë që e cilësoi të gjatë dhe të pajustifikueshme, numërimi mbrapsht tashmë ka nisur.
“Ju presim krahëhapur në Kosovë, çlirimtarë!”, ka shkruar Krasniqi në fund të postimit të tij.






