9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Krasniqi: Malishevasit po persekutohen nga Kurti, Qeveria po i “lufton” Komunat që s’udhëhiqen nga VV-ja

- Advertisement -

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Madje nënkryetari i kësaj komune, Vesel Krasniqi, thotë për Ekonomia Online se malishevasit po persekutohen nga Qeveria Kurti.

Ai thotë se përkrahje ka pasur vetëm vitin e kaluar me një shumë simbolike.

Veseli këtë e sheh si “luftë” politike ndaj komunës së Malishevës dhe disa komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne kemi bërë edhe deklaratat tona komuna e Malishevës nuk është mbështetur me asnjë projekt edhe për vitin 2024. Kemi pas një shumë solide në vitin 2023 dikund rreth 100 mijë euro, ndërsa për vitin 2024 nuk është ndarë asnjë projekt as një cent deri më tani. Kemi pas thirrje nga ministrat e linjës për bashkëfinancim të projekteve të caktuara. Ne vazhdimisht edhe vitin e kaluar edhe këtë vit kemi dorëzuar projekte mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre, kjo shihet një luftë e brendshme politike ndaj komunës së Malishevës dhe disa komunave tjera të cilat nuk udhëhiqen nga VV. Mendoj se është një përsekutim i komunës së qytetarëve të Malishevës në këtë rast sepse edhe ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe ata i paguajn taksa, tatime këtij vendi qoftë nga fusha e biznesit apo si qytetarë dhe sigurisht se Qeveria e Kosovës do i trajtojë të barabartë të gjitha komunat dhe gjithë qytetarët e Republikës së saj”, thotë Veseli.

Numri dy i Malishevës thotë se përkundër kërkesave të vazhdueshme, nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Ai përmend edhe dikasteret që kanë ndihmë për bashkëfinancim të prpjekteve.

“Po vetëm këtë muajn që lamë pas në muajn shkurt që ka qenë një ftesë nga Ministria e Ambientit pastaj Ministria e Zhvillimit Rajonal ne i kemi dorëzuar diku nëntë projekte të cilat sigurisht se janë projekte të mëdhaja me bashkëfinancim kuptohet dhe ne deri në ëktë moment nuk kemi asnjëpërgjigje ne presim që të paktën kësaj radhe Qeveria udhëhiqet nga kryeministri Kurti të reflektojë tek minsitrat e tij që të ndahet buxhet edhe për qytetarët e Republikës sëKosovës”, thotë tutje Veseli.

E nga buxheti total prej 23 milionë euro që i ka Malisheva, 6 milionë prej janë për investime kapitale. Kjo shumë thotë se do ta transformojë Malishevën për të mirë.

“Buxheti i komunës së Malishevës sivjet rreth 18 milionë ndërsa vetëm për investime kapitale kemi diku 6 milionë euro për vitin 2024 shumë e cila nga projekte të cilat ne jemi duke i zbatuar në kkomunën e Malishevës nuk mjafton sigurisht ne kemi hapur shumë projekte në komunën e Malishevës ku jemi duke ndryshuar infrastrukturën bazike të Malishevës dhe jemi duke dhënnë një pamje të mirë të paktën duke synuar tëbarazohemi edhe me disa qendra të mëdhaja, komuna tëmëdhaja dhe veç kemi filluar që dy vite është transformuar një pjesë e Malishevës jemi në vazhdimësi edhe tëtransformimit të pjesëve tjera kështu mendoj që po të kemi një mbështetje edhe nga niveli qendror ne po në vitin 2025/26 do të mbyllim një qarkorë të investimeve bazike të cilat vërtetë do ta transformonin Malishevën apo siç ne i ke i premtuar qytërarëve të komunës së Malishevës ku e kemi marrë edhe udhëheqjen për Malishevën urbane, vërtetë Malishes është duke u urbanizuar me infrastrukturë”, u shpreh ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit