20.1 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Krasniqi kujton Masakrën e Krushës së Madhe: Kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injorojë thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve

- Advertisement -

Sot shënon 25-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe.

Këtë ditë e ka kujtuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan lajmi.net.

“Sot, në 25 vjetorin e fillimit të masakrës së Krushës së Madhe, me zemra të rënduara kujtojmë 243 civilët e pafajshëm shqiptarë që u vranë brutalisht nga forcat kriminale dhe gjenocidale serbe më 1999”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi.

“Me gjithë kalimin e kohës, asnjë nga autorët nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim makabër. Kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injoroj thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve dhe mbarë popullit tonë”, ka shtuar ai, duke theksuar se nuk duhet lejuar që sakrificat e popullit të harrohen dhe shpërfillen.

“Sot dhe përgjithmonë, do të jemi në krahë dhe solidaritet të plotë me familjet tona që kanë humbur më të dashurit e tyre. Dhembja e juaj është dhembja e jonë. Lavdi martirëve të Krushës së Madhe”, përfundoi ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit