Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se janë edhe emra të tjerë në LVV që do të mund të zgjidheshin, por Albulena Haxhiu nuk është njëra ndër to.
E plotë:
Kjo vërtetë është një situatë e paprecedent dhe që nuk i ka hije Kuvendit të Kosovës, koalicioni VV-Guxo dhe Alternativa e ka të drejtën me propozu por jo edhe me imponu çfarëdo emri. Po vazhdojnë këta që ta bllokojnë Kuvendit, sepse një candidate që s’i ka votat nuk është më e rëndësishme se sa Kuvendi.
Rrugëdalja është e qartë, VV duhet ta gjejë kandidatin tjetër, sepse ajo që dështio do të dështoj prapë. Kandidatja Haxhiu nuk do të ketë mbështetjen tonë në asnjë moment. Ajo është përgjegjëse për shumë skandale, që nga humbja e mostrave të Deharit e deri te ulja e fondeve për çlirimtarët në Hagë. Ajo është edhe autorja e këtij ligji për Qeverinë, që po e shkakton këtë situatë