23 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Krasniqi: Ismail Kadare ishte një gjigant i letrave shqipe

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Ismail Kadare i cili vdiq të hënën ishte një gjigant i letrave shqipe.

Krasniqi ka thënë se Kadare ishte më shumë se një shkrimtar dhe se me veprimtarinë tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

“Ismail Kadare, me një stil krejt të veçantë dhe origjinal, ishte një gjigant i letrave shqipe. Një personalitet dhe një zë i cili përgjatë jetës së tij i bëri jehonë thellësive të historisë, kulturës dhe vetë shpirtit tonë njerëzor. Kadareja, mendja brilante pas veprave të përjetshme si “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer” dhe dhjetëra veprave të tjera, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjithë botën letrare”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit