Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila është edhe njëra nga drejtueset e partisë “GUXO” i është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, pasi ky i fundit gjatë një debati në “Debat Plus” ka thënë se “Gërvalla s’i ka marrë as 50 vota”.
Kryediplomatja kosovare ka nxjerrë të dhënat e KQZ-së për zgjedhjet e fundit, e ku si pjesë e listës së Vetëvendosjes kishte marrë 71 mijë e 720 vota, ndërkohë që kreu i PDK-së, s’ka marrë as 16 mijë vota në vitin 2021.
“Kur numrat flasin, ndërsa të paditurit nuk heshtin”, ka shkruar Gërvalla.