Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën kanë takuar ambasadorin e Mbretërsië së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Siç bën të ditur Krasniqi përmes një postimi në Facebook, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.
“Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë”, shkruan kreu i PDK-së.
https://www.facebook.com/share/p/GTMsmmddLAfssSu2/?mibextid=oFDknk