8.8 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Krasniqi: Fitorja e Trumpit na duhej si buka edhe ne shqiptarëve në Kosovë

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka bërë një analizë pas fitores së presidentit Donald Trump në zgjedhjet në SHBA.

Krasniqi ka thënë se fitorja e Trumpit i duhej edhe Kosovës që të “korrigjohet padrejtësia ndaj udhëheqësve tanë që mbahen peng në Gjykatën Speciale”

“Fitorja e Trampit i duhej edhe rajonit tonë, sepse është vetëbllokuar e bllokuar nga banditizma liderësh lokalë dhe nga paaftësia e byrokratëve të Brukselit, të cilët më shumë llogarisin honoraret e veta, se sa interesat e miliona njerëzve që vuajnë në këtë rajon.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Fitorja e Trampit

1. Fitorja e Trampit ishte vendimtare për SHBA-në, së cilës i duhej një lider i guximshëm, në botën gjithnjë e më të pasigurt.

2. Fitorja e Trampit i duhej botës, sepse një SHBA lidere e botës së lirë është parakusht për të frenuar diktaturat dhe për të imponuar paqen.

3. Fitorja e Trampit i duhej edhe rajonit tonë, sepse është vetëbllokuar e bllokuar nga banditizma liderësh lokalë dhe nga paaftësia e byrokratëve të Brukselit, të cilët më shumë llogarisin honoraret e veta, se sa interesat e miliona njerëzve që vuajnë në këtë rajon.

4. Fitorja e Trampit na duhej si buka edhe ne shqiptarëve në Kosovë, që të korrigjohet padrejtësia ndaj udhëheqësve tanë që mbahen peng në Gjykatën Speciale. Poashtu kjo fitore mund të frenojë abuzimet e qeveritarëve me burgosje liderësh në Shqipëri dhe me nxitjet e konflikteve ndëretnike në veriun e vendit nga aventurat e rrezikshme të qeveritarëve tanë.

P.S. Këto janë projeksione se çka mund të shpresojmë. Na mbetet të presim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit