Krasniqi: E votojmë një Qeveri të opozitës, por nuk i bashkohemi

- Advertisement -

Florin Krasniqi, kandidat i Partisë Socialdemokrate të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit ka thënë se nëse bëhen pjesë e Kuvendit do ta votonin një qeveri të opozitës, por nuk do t’i bashkohen.

Ai ka thënë se këtë e bëjnë për t’i dhënë vendit qeveri nëse LVV nuk arrin ta formojë.

Por, ai ka thënë se do të ishin kritikë edhe ndaj qeverisjes së opozitës aty ku ka gabime.

“E mbështesim Qeverinë e opozitës, nuk i bashkohemi , por e mbështesim, e votojmë. Duhet me krijua një Qeveri për me qeverisë me vendin.”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje synojnë të jenë pjesë e Kuvendit, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të shpalosin planin e tyre për qeverisjen e shtetit.

“Në zgjedhjet e ardhshme duam me tregu çfarë mundemi me bë në qeverisje, qysh e shohim na buxhetin e Kosovës, qysh rritet mirëqenia e njerëzve dhe qysh e organizojmë shtetin. Nuk jemi tu shku në opozitë të përjetshme”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit