10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

“Krasniqi e Abdixhiku po takojnë akterët kryesor në ShBA, Kurti bëri vizitë private”

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka deklaruar se dy krerët opozitarë, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku në kuadër të vizitës së tyre zyrtare, janë duke u takuar atje me akterë kryesorë të SHBA-së.

“Për ne SHBA-të, që i kemi gjithmonë si aleat, historikisht akterët e PDK-së më parë dhe tani, kanë qenë të lidhur me një far besnikrie. Në një momentum kur akterët amerikan bëjnë lutje karshi qeverisë së Kosovës që t’i rimendoj pozicionet karshi vendimi për targat, mmendoj që një perspektiv e rëndësishme për ta elaboruar kur që akterët që do të duhej të ishin atje, atyre u pezullohet vizita, u mophohet viza, e përderisa dy krerët kryesorë të opozitës atje janë duke u takuar atje me akterët më të lartë në SHBA”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka përmendur edhe vizitat e kryeministrit Kurti në SHBA, teksa i ka quajtur ato vizita dytësore apo private

“Është mesazh që duhet ta lexoj qeveria, mesazh është edhe farë raporte duhet t’i mirëmbajmë ne me SHBA-të. Kurti ka qenë në SHBA, dhe ka pasur kryesisht vizita të niveleve dytësore, private apo partiake”, ka thënë Hoxha në Prime Time të Kanal10.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit