Krasniqi: BE-ja do të duhej të shqetësohet nga deklarata e Daçiqit, jo nga vendimet e Kuvendit të Kosovës

- Advertisement -

Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar BE-në për heshtje ndaj deklaratave të ministri të Brendshme serb, Ivica Daçic, i cili ka dhënë se Serbia do të kthehet në Prizren.

Ai ka bërë me dije se zyrtarët e BE-së do të duhej të shqetësoheshin për një gjë të tillë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se BE-ja do të duhej të reagonte ndaj deklarimeve të tilla e jo ndaj ligjeve që nxjerr Kuvendi i Kosovës.

“Po e degjoj nje fjalim te Ivica Daciqit(tv Red.) E pabesueshme se cka flet ky person: lavderon Millosheviqin, thote se do te kthehet ne Prizren, se kane pritur kater shekuj e gjysme e jane kthyer ne Kosove e do te kthehen prape, se nuk ka Serbi pa Kosove. Thote se nese fiton do te detyroje shume shtete ta terheqin njohjen e Kosoves. Po thote se eshte serbofil, po thote se NATO eshte agresor. E pabesueshme se cfare niveli i ulet. A eshte i dehur a i droguar a i lajthitur, nuk mund ta them. Vetem se e sigurt eshte se keshtu nuk flet nje njeri normal. Zyrtaret e BE do te duhej te shqetesoheshin nga ky fjalim, jo nga vendimet legale te Kuvendit te Kosoves”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit