Nezir Kraki nga VV-ja, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke thënë se afati për konstituimin e Kuvendit nuk përfundon sonte.
Kraki ka thënë se ata që mendojnë ndryshe e kanë gabim, duke shtuar, se deputetët para betimit s’kanë pasur asnjë mundësi që të vepronin.
‘’Krejt ata që mendojnë se afati për konstituimin e Kuvendit kryhet sonte, janë gabim, me ose pa vetëdije. 30 ditëshi që deputetë e kanë në dispozicion nuk ka mundur të filloi ditën që janë certifikuar rezultatet sepse deri dje ne nuk ishim deputetë. Para betimit nuk e kishim asnjë mundësi të vepronim. Afati 30 ditor mund të niste veç dje, sepse nga dje e tutje, ne si deputetë kemi mundësi tash e tutje me vepru, jemi deputetë jemi betu, dhe ka nis seanca. Atëherë krejt qetësisht, pa politikë, krejt anash partive, mos u ngutni, ju të shoqërisë civile, ju dashamirë të opozitës, kolegë të dashtun deputetë, media e analistë, s’keni nevojë me u ngut’’, ka thënë ai mes tjerash.






