20.5 C
New York
Friday, November 8, 2024

Buy now

Krahasimi i luftës së Drenicës me sulmet terroriste në veri një shpërfillje e thellë për vuajtjet e popullit tonë nga gjenocidi serb

- Advertisement -

Shkruan: Bedri Nika

Krahasimi i luftës së Drenicës me sulmet terroriste në veri të Kosovës nga Presidenti Vuçiç është jo vetëm i papranueshëm, por edhe një shpërfillje e thellë për vuajtjet e popullit tonë nga gjenocidi serb.

Një krahasim i tillë është një shembull i pamoralshëm i politizimit të tragjedive të ndodhura në Drenicë.

Z. Vuçiç, Drenica përmes luftës së saj të pastër, ia mësoj të vërteten botës dhe dha një dëshmi të fuqishme: se liria dhe demokracia mund të transformohen në virtyte edhe në këtë pjesë të Evropës, ku vendi juaj e kishte kthyer dhunën dhe shkeljen e të drejtave themelore në një institucion.

Krahasimi i luftës së Drenicës, ku përfshihet lufta kundër ish-shefit tuaj, Slobodan Milošević, me tensionet në veri të Kosovës është një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga ngjarjet e vërteta dhe për të krijuar një perceptim të gabuar të këtyre ngjarjeve.

Një krahasim i tillë tregon qartë që idetë dhe politikat e Millosheviçit janë ende prezente dhe të gjalla, ndonëse ai vetë është zhdukur prej kohësh.

Edhe pse Komuniteti Ndërkombëtarë dënoj fuqishëm serinë e sulmeve terroriste në veri të Kosovës, projektet e Presidentit Vuçiç për të krijuar ndarje dhe obstruksione në Ballkan vazhdojnë të mbeten një shqetësim i padënueshëm dhe kërcenim i qëndrueshëm në këtë pjesë të Evropës.

Presidenti Vuçiç, duhet të respektojë vuajtjet dhe kujtimin e të gjithë atyre që kanë pësuar gjatë kësaj periudhe të vështirë të historisë në Kosovë dhe të punojë për një dialog të ndërsjellë dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme.

Të gjithë bashkë për Republikën!

Drenicë, 2023.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit