Në kuadër të fushatës informuese për procesin zgjedhor të së dielës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka rikujtuar qytetarëve se votimi familjar është i ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.
Përmes një postimi në Facebook, KQZ thotë se vota është personale dhe e fshehtë.
“Votimi familjar është i ndaluar! Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë”, theksohet në njoftim.
Kosova voton më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.






