15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

KQZ publikon rezultatet e votimeve në veri, shumicë votash kundër largimit të kryetarëve

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për rezultatet përfundimtare nga procesi i votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në veri. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it se në këto rezultate janë përfshirë edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga votimi me kusht dhe votat nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit, Valmir Elezi.

Në Leposaviq kanë qenë gjashtë vota për largimin nga funksioni të kryetarit të kësaj komune, ndërkaq 129 kundër.

18 qytetarë nga Zubin Potoku nuk janë pajtuar për shkarkimin e kryetarit. Asnjë votë nuk kanë qenë pro largimit nga funksionit të kryetarit aktual.

Në Zveçan ka votuar vetëm një qytetar, i njëjti kundër shkarkimit të Ilir Pecit.

E në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 12 qytetarë për largimin e Erden Atiq, ndërkaq 99 qytetarë të tjerë nuk janë pajtuar me një gjë të tillë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit