21.1 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

KQZ publikoi të dhënat: LDK shpenzoi mbi 358 mijë euro gjatë fushatës së zgjedhjeve të 9 shkurtit

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025.

Në bazë të dhënave që Lidhja Demokratike të Kosovës ka adresuar në KQZ, kanë pasur 94 mijë e 160 euro, për të cilat kanë deklaruar se janë kontributet në natyrë në mall dhe shërbime.Ndërsa tek shpenzimet, LDK ka njoftuar se kanë pasur 358 mijë e 515 euro, në të cilat 1 mijë e 645 euro shpenzimet për transport, 330 mijë e 122 euro shpenzime për reklama, reprezentacione dhe konferenca.

Ndërsa 4 mijë e 248 euro janë llogaritur shpenzimet në kategorinë ‘e përgjithshme’, ndërsa tek shpenzimet e ndryshme, LDK ka njoftuar se janë shpenzuar 22 mijë e 500 euro

Të ngjashme

Të fundit