7.3 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

KQZ: Procesi i numërimit të votave për kandidatë ka përfunduar në 9 komuna

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 9 Qendra Komunale të Numrimit në Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Junik, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.

Ndërsa, aktualisht procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Junik, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit