21.4 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

KQZ me fushatë për edukimin dhe informimin e votusve të rinj: Zëri yt, vota jote!

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë fushatë për edukimin dhe informimin e votuesve të rinj për procesin zgjedhor në vendin tonë.

Ky projekt do të mbështetët vullnetarisht nga Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ligjërues dhe trajnerë me eksperiencë në qendrat regjionale.

“Zëri yt, vota jote!”, është slogani shoqërues i kësaj fushate që do të fillojë më 7 maj dhe do të përfundojë më 31 maj 2024 dhe që ka për qëllim edukimin dhe informimin e të rinjëve të cilët mund të jenë votues për herë të parë në procesin e ardhshëm zgjedhor.

E drejta dhe rëndësia e votës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur përfaqësuesit, procesi dhe sistemi zgjedhor në Kosovë, informimi për qendrën e votimit dhe mundësinë për ndërimin e saj në çdo kohë, janë vetëm disa nga temat kryesore për të cilat do të informohen të rinjtë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe gati njëmujore, KQZ do të organizojë ligjërata, diskutime, simulim të procesit të votimit, shpërndarje të materialeve informuese dhe sipas planifikimeve mund të përfutojnë rreth 23,000 të rinj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit