Lajmi ka nxitur debat të ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësues të opozitës në KQZ kanë bërë me dije se një veprim i tillë është i kundërligjshëm.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, është shprehur i shqetësuar me veprimin e partisë në pushtet, ai ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që ta hetoi këtë çështje.

Në një video të publikuar sot nga Nacionale, që është shpërndarë nga Yllka Kurteshi, e cila duket se është e afërt me anëtarin e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, një mbështetëse e LVV-së iu bën thirrje votuesve jashtë Kosovës të regjistruar për votim me postë që të shkojnë në një adresë të caktuar, për t’u ndihmuar rreth procesit të votimit.