2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

KPK-ja nuk e ka ndërmend të nis proces të ri për Kryeprokuror të Shtetit

- Advertisement -

As Raporti i Progresit i hartuar nga Komisioni Evropian, nuk po arrin të bind Këshillin Prokurorial të Kosovës, që të nis një proces të ri të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në raportin e fundit për shtetin, i cili u publikua ditë më parë, është thënë se KPK-ja duhet të përsëris këtë proces, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë.

Megjithëkëtë, Këshilli Prokurorial është duke i qëndruar besnik, emrit të cilin e ka propozuar për këtë pozitë.

Në një përgjigje për televizionin, ky institucion nuk ka komentuar gjetjet e raportit, por ka thënë se janë në pritje të përgjigjes së dytë nga presidentja.

“Siç jeni në dijeni, pozita e Kryeprokurorit të Shtetit vazhdon të udhëhiqet nga Ushtruesi i Detyrës, ngase Këshilli Prokurorial i Kosovës ende nuk ka marrë përgjigje nga Zyra e Presidentes pas ridërgimit të emrit të kandidatit për këtë pozitë. Në momentin kur të kemi përgjigje nga Zyra e Presidentes, KPK-ja do t’ju informojë në kohë reale për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm lidhur me këtë çështje.”– Këshilli Prokurorial i Kosovës

Nisjen nga pikën zero, të procesit për këtë pozitë e ka kërkuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila thotë se janë të paarsyeshme veprimet e KPK-së.

“Unë nuk e di se ku e ka zbatuar apo ku e ka bazuar këtë dërgim të sërishëm Kpk-ja kue  ka bazën ligjore, sepse Kushtetuta e Kosovës, flet për prokurorët, për radhën e dytë që dërgohen për dekretim, por nuk flet për kryeprokurorin e shtetit, sikurse presidentja nuk ka afat kohor se kur duhet të e dekretoj kryeprokurorin e shtetit, andaj edhe nuk e kam kuptuar KPK-në, mendoj se procesi duhet të kthehet ne piken zero dhe të ketë vëmendje të madhe në raport me mënyrën se si do adresohet në këtë proces.”, ka thënë Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë.

Por, sipas Instituti Demokratik të Kosovës, legjislacioni në fuqi, ka lënë hapësira që ky proces të zvarritet.

Por, sipas Instituti Demokratik të Kosovës, legjislacioni në fuqi, ka lënë hapësira që ky proces të zvarritet.

“Ne vlerësojmë që problemi kryesor në këtë situatë qëndron të themi mangësia, apo hapsira që ka ligji për KPK-në sepse nuk rregullon afatin se kur presidentja duhet të vendos për dekretimin e një kandidati për kryeprokuror të shtetit dhe nuk rregullon asnjë procedure, se cka duhet të ndodhë në situatat se kur shefja e shtetit nuk e dekreton një kandidat të propozuar nga Këshilli për këtë pozite andaj edhe si KDI kemi vlerësu se në fazat kur ishte duke u rregulluar ligji për KPK-në, të i jepej fund edhe kësaj“, ka thënë Vullnet Bugaqku – KDI.

Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, është me ushtrues detyre që nga prilli i vitit 2020, meqë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e dekretoi Blerim Isufajn, në këtë pozitë.

Procesi ishte përcjell me reagime të shumta, meqë konsiderohej se procesi i përzgjedhjes ishte shoqëruar me shkelje të shumta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit