13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Kosovën e Shqipërinë i bashkon Indrit Cara’’, kujtim për e heroin Ushtar Kavaja

- Advertisement -

Në veshje kombëtare po presin të ftuarit.

E me të arritur, para Komunës së Suharekës, kavajasit nderuan ushtarin e tyre të rënë për lirinë e Kosovës.

Ndërsa brenda objektit të komunës përkujtuan veprën e Indrit Carës, i cili kishte ardhur nga Shqipëria për ta ndihmuar Kosovën të fitonte lirinë.

Gjatë kësaj përpjekje ai ra në fushëbetejë duke luftuar kundër forcave serbe me 31 mars të vitit 1999 në Suharekë.

“T’u e falenderu gjakun e Indritit edhe shumë dëshmorëve tjerë, sot ne jemi bërë bashkë si shtet i RKS dhe i Shqipërisë”, tha Bali Muharrema, kryetar i Komunës së Suharkës.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe Petrit Malaj, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

“Ai simbolizon një luftë të palëkundur për liri, një sakrificë për paqe dhe një angazhim të përjetshëm për mbrojtjen e vlerave. Përballë agresionit dhe luftës për pavarësi, Indrit Cara qëndroi shtatlartë dhe dhe jo thjesht vetëm si një ushtar por si një hero zemra e të cilit rrihte me zjarr për Kosovën, për Shqipërinë”, u shpreh Malaj.

Për heroin 22 vjeçar, kryetari i bashkisë së Kavajës bëri një premtim.

“Unë në vitin tjetër, në jubileun e 26-të të rënies së dëshmorit të kombit, do të kemi bustin e tij ashtu siç e meriton një hero kombëtar”, tha ai.

Në përvjetorin e 25-të të rënies së heroit Indrit Cara u promovua edhe libri ‘’Shqiponja e Lirisë’’, nga profesor Muharrem Shqarri, dedikuar ushtar Kavajës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit