Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.
Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë, 1:1.
Lumbardh Dellova kaloi dardanët në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.
Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm tre minuta, pasi që Islanda barazoi nëpërmjet Oskarsson.
Në vazhdim, Kosova i pati edhe disa raste të mira shënimi, por pa konkretizim.