28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kosovarët i ndezin “agregatët”, kriza energjetike e vendit bëhet temë në mediat ndërkombëtare

- Advertisement -

Përderisa Kosova gjendet në pikun e krizës energjetike në një dekadë, tani kjo temë përfshihet edhe nga mediat ndërkombëtare, ndër to edhe nga agjencia e lajmeve Reuters.

Në një artikull të shkruar nga kjo agjenci ështe trajtuar problemi me energjinë elektrike dhe dëmet që po shkakton në vend e specifikisht për bizneset.

Xhelal Gashi, i cili ka në pronësi një furrë buke, është duke menduar ta mbyllë atë shkaku i shpenzimeve për naftën e gjeneratorit.

“Zakonisht paguaj rreth 300 euro (339,84 dollarë) për faturën time të energjisë elektrike, por tani po shpenzoj 100-110 euro në ditë për të blerë naftë për gjeneratorin”, tha Gashi, duke folur nga furra e tij ku ka 10 punëtorë.
Shumë biznese dhe familje në Kosovë kanë nxjerrë gjeneratorë portativë të energjisë pasi kompania e shpërndarjes së energjisë në vend, Sistemet e Shpërndarjes së Energjisë së Kosovës (KEDS), njoftoi javën e kaluar se do të prezantonte ndërprerjet e energjisë elektrike prej dy orësh deri në njoftimin e dytë”, thuhet në artikull

Përkundër ankesave të qytetarëve janë përmendur edhe hapat e fundit të qeverisë Kurti mbi krizen energjetike dhe gjendjen e Kosovës krahasuar me shtetet e tjera, e përshkruar ndryshe si vendi me çmimin më të lirë në Evropë pasi tarifat shtëpiake janë shumë të subvencionuara.

Gjithashtu problemi tjetër i theksuar, qëndron tek kërkesa e vazhdueshme për mundësimin e punës me gjenerator, ku qytetari Gani Fazlia, i cili rregullon gjeneratorët ka thënë për Reuters që tani është e pamundur të vazhdojë punën e tij karshi kërkesave shumë të larta pë rregullimin e mbi 15 gjeneratorëve në ditë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit