Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U21 ka shënuar fitore në miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U21.
“Dardanët” e trajnerit Afrim Tovëlrani si mysafir fituan me shifrat 3:1.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 1:1, kurse në të dyten “Dardanët” treguan performancë më të mirë duke shënuar dy gola.
Në këtë ndeshje debutoi për Kosovën U21 talenti i FC Malishevës, Laurent Xhylani që dhuroi një asistim.