Kosova sot përballet me Çekinë në miqësore

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar edhe dje seancën stërvitore të fundit para përballjes me Republikën Çeke.

“Dardanët” sot do të përballen me çekët në miqësoren e parë të këtij muaji, ndërsa një javë më vonë e presin Andorrën.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe sulmuesi Albion Rrahmani, dje u shfaqën optimist para kësaj përballje, ndërsa FFK-ja ka informuar se edhe stërvitja e fundit është kompletuar.

“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në stadiumin Epet Arena në Pragë, në prag të miqësores kundër Çekisë”.

“Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët punuan me përkushtim maksimal dhe atmosferë shumë pozitive, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e nesërme”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

Të fundit