18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kosova shtet i përkohshëm – i përhershëm- apo shtet hajgare

- Advertisement -

Shkruan: Faton Abdullahu

Kur Liburn Aliu thotë Kosova është shtet i pëkohshëm i përgjigjet atyre të cilët mendojnë se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë. Këta nuk janë pak. Liburni këtë e di, prandaj do që ata, edhe pse tashmë të zhgënjyer, të mos largohen nga partia e tij.

Kur Vjosa Osmani thotë Kosova është shtet i përhershëm i përgjigjet atyre që mendojnë se Kosova nuk duhet të bashkohet me Shqipërinë. Këta nuk janë shumicë, por Vjosa do që ata të rriten në numër dhe të vijnë brenda subjektit të saj.
Të dy këto koncepte krejt të kundërta me njëra tjetrën, janë të dy partive sot në pushtet dhe kohë të gjatë në koalicion.
E PARA – Kjo tregon se për këtë punë këto subjekte nuk japin pesë pare.
Pse ? Sepse edhe nëse nuk pajtohen hiç për këtë “kohshmërinë” e Kosovës, nuk i pengon ama bash hiç që të jenë bashkë. Thjeshtë e kishin dhe e kanë fore. Mos i merrni seriozisht.
E DYTA – Emërues i përbashkët i këtyre, për ta “qasjeve mas darke”, është se Kosovën si projekt i përhershëm apo jo e vënë NË RAPORT ME SHQIPËRINË.

E TRETA më e rëndësishmja – Mjerana punoni që Kosova të jetë shtet i përhershëm NË RAPORT ME SERBINË pra E NDARË NGA SERBIA, me ka krejt e mosvarme nga Serbia.
Por kjo nuk po ndodh. Sepse kjo Serbi me ‘Zajednicën’ e famshme, para hundve tuaja (dhe me pëlqimin e juaj) po futet në Kosovë.
Gjithmonë keni bo hajgare me patriotizëm. Po të ishte e mundur për ta notuar patriotizmin e qeverisjes sot bash si PISA do të ngelnit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit