1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Kosova pëson humbje nga Bosnja e Hercegovina

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Bosnja e Hercegovina, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në një atmosferë mjaft të mirë u mbyll me fitoren e boshnjakëve, me rezultat 25:22.

Kosova në disa periudha të ndeshjes shfaqi lojë shumë të mirë dhe kishte mundësi për të marrë rezultat më të mirë, por i kushtoi presioni dhe ngutia në disa raste, gjë të cilën mysafirët e shfrytëzuan në maksimum.

Ndeshjen e radhës Dardanët e hendbollit e zhvillojnë të dielën në Tuzëll ndaj të njëjtit kundërshtar. Kjo ishte humbja e tretë e Kosovës në këtë cikël kualifikues, pasi paraprakisht kishte humbur edhe nga Mali i Zi dhe Sllovenia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit