5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kushton 338 milionë euro

- Advertisement -

Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-2030.

Me këtë rast ky dokument goxha i rëndësishëm për sportin, është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

E prezantimin e bëri zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Osmani bëri të ditur se cak janë katër objektiva strategjikë.

“Qeverisja e mirë dhe integritet në sistemin e sportit, avancim i performancës sportive në arenën ndërkombëtare, ndërtim i një shoqërie të shëndetshme aktive, si dhe fuqizimi i diplomacisë publike dhe zhvillimit ekonomik përmes sportit”, tha Osmani në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

E dyta e MKRS-së theksoi se kostoja e kësaj strategjie është mbi 338 milionë euro për periudhën gjashtëvjeçare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit