15.4 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Kosova në turneun e YDF-së në Bullgari

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në të dyja konkurrencat me U14 do të marrë pjesën në turneun e YDF-së, që organizohet në Bullgari.

Ky turne do të organizohet nga 29 marsi deri më 2 prill, ndërsa marrin pjesë: Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.

Ndeshja e parë për Dardanët do të jetë kundër Maqedonisë Veriore më 30 Mars, për të vazhduar më pas me sfidat ndaj Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë.

FBK-ja dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore.

Orari i Kosovës

30 Mars

13:00 Maqedonia V.-Kosova (F)

15:00 Maqedonia V.-Kosova (M)

31 Mars

13:00 Kosova-Rumania (F)

15:00 Kosova-Rumania (M)

1 Prill

17:00 Bullgaria-Kosova (F)

19:00 Bullgaria-Kosova (M)

2 Prill

13:00 Turqia-Kosova (F)

15:00 Turqia-Kosova (M)

Të ngjashme

Të fundit