7.9 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Kosova në garë për vendin e parë në grup, synon fitore ndaj Rumanisë

- Advertisement -

Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen e parafundit të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ajo do të përballet me Rumaninë, nga ora 20:45.

Ndeshja zhvillohet në Bukuresht, ndërsa Kosova kërkon fitore bindëse në mënyrë që të mund ta arrijë vendin e parë në grup.

Kryetrajneri i Kombëtarës, Franco Foda, për Klan Kosova ka thënë se skuadra që ai ka nën menaxhim është e aftë për ta mposhtur Rumaninë.

“Jemi përgatitur mirë, jemi stërvitur mirë gjatë 2-3 ditëve të fundit. Skuadra ka fituar shumë vetëbesim në 3 ndeshjet e fundit. Nesër do të jetë një lojë ndryshe. Rumania ka një skuadër të mirë, e për fat të keq ne përballemi me disa mungesa. Por pavarësisht gjithçkaje, ne besoj se jemi të aftë për të fituar dhe do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshje”, tha Foda mbrëmë për Klan Kosovën.

Ai përmendi edhe mungesat e nesërme, siç janë Rashica, Krasniqi e Rrudhani, për çka tha se do të ndryshojë taktikën e lojës.

“Duhet ta ndryshojmë pak taktikën sepse mungesa e Rashicës, Krasniqit dhe Rrudhanit në veçanti kanë shumë shpejtësi për t’u futur në thellësi. Megjithatë, nesër do të kemi një ekip të mirë në fushë që mund të fitojë edhe ndaj Rumanisë”, deklaroi Foda.

Vetëm një ditë para ndeshjes në “National Arena”, xhandarët e Bukureshtit kanë lëshuar një komunikatë përmes së cilës u kanë thënë mbështetësve të mos shfaqin mesazhe kundër mysafirëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit