17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kosova mposhtet nga Norvegjia, shkëlqen Haaland

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nuk është treguar skuadër e fortë në miqësoren ndaj Norvegjisë.

Norvegjezët dhe Dardanët u ballafaquan në Oslo, ndeshje të cilën e fituar norvegjezët me rezultat 3-0, të mërkurën mbrëma.

Dardanët të cilët u paraqiten me disa mungesa të lojtarëve standard, lojë të mirë bën në finish të pjesës së parë dhe në 20-të minutat e fraksionit të dytë, por që assesi nuk ia dolën që të paktën një herë ta çojnë topin në rrjetë.

Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte Erling Haaland (16’, 70’, 75’), realizoi het-trik duke ia siguruar fitoren Norvegjisë prej 3-0.

Kjo miqësore është e fundit për Kombëtaren tonë para sfidave të Ligës së Kombeve që nisin në muajin shtator.

Kujtojmë së Kosova në mars kishte humbur edhe miqësoren kundër Hungarisë (2-0).

Humbja nga Norvegjia është e disfata e dytë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit Franco Foda. /RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit