Kosova miqësore me Poloninë në qershor?

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në futboll, pritet që në muajin qershor të paktën ti zhvillojë dy ndeshje miqësore në kuadër të datave të lira të FIFA-s.

Fedearata e Futbollit të Kosovës (FFK), ende nuk ka njoftuar për kundërshtarët eventualë të këtyre miqësoreve, të cilat zhvillohen në prag të Kampionatit Botëror që këtë verë mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Megjithatë, një nga kundërshtarët eventualë të Kosovës në miqësoret e muajit qershor, mund të jetë Kombëtarja e Polonisë.

Mediumet polake kanë raportuar se Polonia tashmë ka të konfirmuar miqësoren me Nigerinë që do ta luajë më 3 qershor, por thuhet se pak ditë më vonë do të përballet edhe me Kosovën.

Edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim as nga federata polake, bëhet e ditur se gjasat janë të mëdha që Polonia dhe Kosova të përballen në miqësoren, e cila pritet të zhvillohet në njërin nga qytetit si Varashava, Gdansku, Wroclawi e Poznani.

Nëse kjo miqësore konfirmohet, atëherë do të jetë historike për shkak se është përballja e para ndërmjet Polonisë dhe Kosovës.

Si Polonia ashtu edhe Kosova, u mposhtën në finalen e “play-offit” për kualifikim në Botërorin 2026, duke pësuar nga Suedia, përkatësisht Turqia.

Të ngjashme

Të fundit