28 C
New York
Friday, July 19, 2024

Buy now

Kosova më shumë “politikan” e pa asnjë burrështetas aktual

- Advertisement -

Nga Safet Gërxhaliu

Që nga pandemia Covid 19 dhe lufta në mes të Rusis dhe Ukrainës bota ka përjetuar ndryshime të shumta por edhe me sfida të papritura dhe të rrezikshëme!

Gjeopolitika po ndryshon duke u krijuar tabore dhe aleanca politike, ekonomike, kulturore dhe historike.

Pjesa më e madhe e botës është në proces të zgjedhjeve politike duke filluar nga SHBA, BE, Britania e madhe, India por edhe në shumë shtete tjera dhe fryma majtiste, nacionaliste por edhe separatiste është në rritje e sipër.

Këtë e dëshmojnë rezultatet e zgjedhjeve qoft në Francë, BE, Slovaki, Britani, etj. Ballkani Perëndimor vazhdon të prodhojë edhe më tutje më shumë histori dhe të kaluar se sa normalizim politik, ekonomik, kulturorë,social,integrues dhe perspektiven evropiane. Emruesi i përbashkët i zgjidhjes sē problemeve në Ballkanin Perëndimor është arritja e një marveshjeje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që të dyja palët janë shumë afër por edhe shumë larg.

Nga prolongim i dialogut maratonik në mes të Kosovës dhe Serbisë koston më të madhe në këtë drejtim po e paguan Kosova.

Dominimi i agjendës politike po i lënë jashtë fokusit shumë procese strategjike në interes të shtetit dhe perspektives evropiane të Kosovës.

Në kohën e kremtimit të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës të jemi nën masa ndëshkuese apo sanksione nga Bashkimi Evropian besojë se është mjerimi më i madhë që e ka katandisur Kosovën.
Aroganca e pushtetit përballë qytetarëve, përballë sektorit privat, përballë sindikatave dhe zbatimi i formulës famëkeqe se në qofse nuk je me ne je kundër nesh është rrezik në rritje.
Tentativa për barazi në varfëri dhe jo në zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri vazhdon të dominojë në Kosovë ku bizneset shumë më tepër dënohen se sa që mbështeten apo rieduktohen e trajtohen.
Raportet e acaruara me shtetet mike evropiane e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë meritorët mē të mëdhenj për lirin dhe Pamvarësin e Republikës së Kosovës është ushqimi më i mirë për armiqët tonë shekullor.

“Njeriun qē flen në gjumë e ke leht pët ta zgjuar por atë që aktron se po flen e ke të pa mundur për ta zgjuar”.

Në Republikën e Kosovës kritika është armiqësi dhe jo nënë e tē mësuarit prandaj servilizmi i ndërtuar në pa dijeni por në militantizëm partiako-politik është vlera e pushtetit aktual.

Kosovës i duhen liderë që gjejn zgjidhje tē problemeve dhe prolongim apo bajpasim të problemeve.

Në Kosovë mjerisht ka shumë “politikan” por asnjë burrështetas që ka guxim të ngritet mbi interesa për pushtet dhe për të ushqyer militantët partiak, duhet të kemi lider që të kontriboj në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të saj, të forcojë dhe vazhdoj partneritetin me shtetet mike evropiane dhe SHBA-të, të jeni falenderues ndaj tyre dhe bashkarisht me ta siç e fituam lirin të forcojm ardhmërin sepse ketë e meriton Republika Kosovës, sakrifica për liri, këtë e meritojn qytetarët e Kosovës dhe perspektiva euro-atlantike.
Gaboni të gjithë ju “politikan” dhe armiq në qoftëse mendoni se Republika e Kosovës është e përkohshme, është e arritura më e madhe në historin e kombit tonë dhe një realitet i pranuar nga shumica e botës demokratike, prandaj pranone këtë realitet dhe veproni për shtetin e Republikës së Kosovës sepse në fund Republika jonë do të jetoj për shumë mote mu për inati të “politikanëve” dhe armiqëve të saj e në të mir të popullit tonë, miqëve dhe partnerëve strategjikë që ishin me ne në këtë rrugëtim sa strategjikë po aq edhe historik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit