1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Kosova me risi ndaj Burkina Fasos e Zvicrës, zbulohet emri i futbollistit që u ftua për herë

- Advertisement -

Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse pritet të sjell freski në ekipin kombëtar për ndeshjet e marsit.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy miqësore, me Burkina Fason më 24 mars dhe me Zvicrën më 29 të këtij muaji.

Dhe, në mesin e fytyrave të reja që janë ftuar nga trajneri francez tek Verdhekaltrit do të jetë Emir Sahiti, njofton portali kroat slobodnadalmacija,

23 vjeçari në fakt do të jetë pjesë e Kombëtares për herë të parë.

Ai iu bashkua “Dardanëve” në fund të vitit që shoi duke hequr dorë nga Kombëtarja shqiptare, ku kishte luajtur për ekipet U-19 e U021.

Mesfushori i Hajdukut pritet të grumbullohet me Kosovën më 21 mars.

Sahiti është lindur në Zemun, por si fëmijë kishte shkuar me familjen në Kosovë.

Ai i ka realizuar gjashtë gola dhe e ka bërë një asistim me Hajdukun, ndërsa këtë sezon i ka zhvilluar 34 ndeshje deri tash. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit