Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë në UEFA Nations League.
Franco Foda ka disa mungesa për dy ndeshjet e fundit në kompeticionin e Ligës së Kombeve, shkruan Indeksonline
Duke përfshirë këtu: Milot Rashicën, Ermal Krasniqin, Leart Paqaradën dhe Donat Rrudhanin.
Kështu, formacioni i mundshëm i Kosovës është ky: Aro Muriq; Fidan Aliti, Lumbardh Dellova, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda; Elvis Rexhbeçaj, Valon Berisha, Muharrem Jashari; Florent Muslija, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
Kosova duhet patjetër t’i sigurojë tri pikë në Bukuruesht sonte, nëse dëshiron të shpresojë për pozitën e parë në grup.