Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sergey Maslichenko, ka vlerësuar se Kosova ka potenical të madh për zhvillim ekonomik por se duhet të shohë vendet rajonale si Shqipëria, Maqedonia Veriore e Bosnje-Hercegovina, të cilat “po investojnë shumë dhe po avancojnë shpejt, po thuajse tre herë më shumë”.
“Mendoj se Kosova ka të ardhme shumë të mirë me potencial shumë të madh i cili duhet të jepet dhe mendoj se koha është kritike sepse mundësitë janë të larta. Shohim se Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina po investojnë më shumë dhe po avancohen shpejtë në vendet e tyre, pothuajse tre herë më shumë. Ato janë ekonomi pak a shumë të ngjashme dhe mendoj se Kosova dhe Qeveria duhet të prioritizojnë lansimin dhe dorëzimin e projekteve të mëdha. Në këtë çështje kur ndërton projekte infrastrukturore, hapen më shumë mundësi për investime direkte nga të huajt dhe që investitorët e huaj të vijnë këtu dhe potenciali do të vërehet, në të kundërtën do ketë vetëm diskutime rreth potencialit por ne si bankë dhe të gjithë investitorët trajtojnë vendin varësisht nga rezultatet dhe kjo është çka të gjithë do donim të shihnim më shumë”, tha ai për Ekonomia Online.