28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Kosova i përket Shqipërisë”: Djali i ish-kandidates për presidente të ShBA-së i reagon Vuçiqit

- Advertisement -

Kërcënimi i hapur që e bëri këto ditë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në lidhje me një “pushtim të mundshëm të Kosovës” shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Një reagim në rrjetin social Twitter, e ka bërë edhe Nalin Haley, djali i politikanes republikane amerikane, Nikki Haley.

Para pak ditësh, Vuçiq tha disa fjalë të rënda në lidhje me Kosovën, në atë që u duk si një kërcënim i hapur:

“Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

Videon e ka rishpërndarë në llogarinë e tij në X edhe Nalin Haley, i cili ka shkruar shkurt:

“Kosova i përket Shqipërisë”.

Haley ka vendosur edhe dy “emoji” në postimin e tij, një flamur të Kosovës dhe një flamur të Shqipërisë.

Nalin Haley është djali i Nikki Haley, ish-kandidates së Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haley ka qenë ish-guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB.

Gjatë gjithë kohës sa ishte në fushatë, Haley kishte bërë thirrje që ShBA-ja ta vazhdojë rolin e saj si udhëheqëse, e veç kësja, kishte bërë thirrje për ndihmë ndaj Ukrainës kundër agresionit rus.

Në fillim të këtij muaji, ajo u tërhoq nga gara, duke thënë: “Ka ardhur koha të pezulloj fushatën time…Nuk jam penduar”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit